Është një natë që ai do ta mbajë në mend deri në fund të jetës. Të martën mbrëma, Reece James është bërë golashënuesi më i ri i Chelseat në Ligën e Kampionëve, duke realizuar golin e fundit në barazimin epik 4:4 në shtëpi ndaj Ajaxit. James realizoi me 19 vjet e 332 ditë.
Por, tifozët e Wigan Athleticut duhet të jenë në dijeni të kualiteteve që posedon James. James kishte një stinor të jashtëzakonshëm kur ishte i huazuar te Wigani, duke u zgjedhur lojtar i vitit, si dhe duke u futur në skuadrën e vitit në Kategorinë e Dytë të Anglisë në stinorin 2018-19, shkruan sot Koha Ditore.
“Mendoj se Reece James mund të luajë edhe në portë, ai është aq i jashtëzakonshëm”, kishte thënë kryetrajneri i Wiganit, Paul Cook.
Ndërkohë kryetari i Wiganit, David Sharpe kishte shkuar edhe më larg me lëvdatat e tij.
“Nuk ka dyshim se ai do të jetë në skuadrën e vitit të Premier Leagues brenda pak viteve”, ka thënë ai.
Reece James është heroi i ri i Chelseat që është i destinuar të luajë për Anglinë.
Nga Redbridge, një vend i njohur për skautët e West Hamit, James iu bashkua Chelseat kur ishte gjashtëvjeçar.
Mirëpo, iu desh pak kohë për të gjetur pozitën e tij më të mirë