Një lokal në Rio ofron pije falas sa herë që Neymari simulon

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 10:32 | Nga

Brazilianët kanë filluar të tallen në llogari të yllit të tyre, sulmuesit Neymar për shkak të simulimeve të tij të shumta në dy ndeshjet e para të botërorit “Rusia 2018”.

Mediumet braziliane kanë njoftuar të martën se një lokal në Rio de Janeiro ka bërë një ofertë të çmendur për klientët dhe tallëse për Neymarin. Oferta vlen vetëm për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, që Brazili e luan kundër Serbisë të mërkurën (sot), transmeton Koha Ditore.

Lokali do të ofrojë pije për secilin klientë sa herë që Neymar rrëzohet në fushë për të simuluar. Brazilianët janë lodhur nga simulimet e Neymarit. Ata duan të shohin një hero që nuk rrëzohet as kur shtyhet, e jo një që rrëzohet pa e prekur askush.

“Sa herë që Neymari bie në tokë, lokali do t’i qerasë të gjithë me nga një pije! Kjo është oferta jonë me e re për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, që Brazili e luan ndaj Serbisë”, thuhet në njoftimin e lokalit “Sir Walter Pub” që gjendet në veri të Rios.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme