Një person ka njoftuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e axhës së tij në Gjilan nga ku kanë vjedhur pajisje elektronike, stoli ari dhe veshmbathje.
Sipas Policisë, njësiti i hetuesisë, ka lokalizuar dhe identifikuar e më pas edhe ka arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.