Afro një mijë euro do i kushtojë Stacionit të Autobusëve shërbimi i internetit.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, stacionit të autobusëve, shërbimet e internetit do ia ofrojë “Telkos”.
Shuma e përgjithshme e kontratës është 960 euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është nga prilli i këtij viti deri në prill të vitit 2020.
Për këtë shërbim, janë ofruar tre oferta, derisa më e larta ka qenë ajo me 996 euro, kurse më e ulëta oferta që e ka fituar atë.