Shumica absolute e qytetarëve të Kosovës shkojnë për pushime verore jashtë vendit. Vetëm të dhënat e Shqipërisë tregojnë se gjatë verës së vjetme më shumë se dy milionë kosovarë kanë qëndruar në brigjet e rivierës shqiptare. Pak prej tyre kanë adresë pushimi.
E sipas përkufizimeve të normuara botërisht, turistë konsiderohen qindra mija kosovarë që vijnë në pushime në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përveç mbi gjashtëqind milionë eurove që i dërgojnë si remitenca në vit, ata llogaritet se i harxhojnë edhe rreth katërqind mijë euro të tjera për nevoja të veta dhe për ndihmë familjes gjatë kohës së qëndrimit në vendlindje.
Ata përbëjnë numrin më të lartë të turistëve në Kosovë, që në tre muajt e parë të vitit ka shënuar rënie të vizitorëve. Kjo është konstatuar prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas së cilës kapaciteti hotelier është shfrytëzuar vetëm 8.9 për qind, shifër më e ulët se dy vjetët e kaluar.