Aktivistë të Shoqërisë Civile, të cilët patën organizuar një sërë protestash, për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, në njëmujorin e vdekjes së tij, kanë kërkuar edhe njëherë që të zbardhet në tërësi rasti në të cilën vdiq 26-vjeçari.
Ata edhe njëherë kanë kërkuar dorëheqjen e ministers së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës, si dhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë të mbajtur në shesin “Zahir Pajaziti”, Florina Duli ka rikujtuar kërkesat për hetim të pavarur dhe transparent për rastin, fillimin e ndjekjes penale të përgjegjësve që nuk garantuan sigurinë në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij, si dhe të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës për rastin e Astrit Deharit.
Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq më 5 nëntor, nëntor, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Autopsia e bërë tregoi se shkaku i vdekjes së Deharit ishte asfiksia, ose mbetja pa frymë.
Prokuroria në raportin e saj kishte konstatuar se i njderi kishte bërë vetëvrasje, ndërsa Vetëvendosje, por edhe një pjesë e shoqërisë civile insistojnë në atë se Dehari është vrarë dhe për ëktë i fajësojnë institucionet gjegjëse.