Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për shpërndarje të narkotikëve

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me iniciale P.D. ,B.D. ,K.D. ,M.K., që të gjithë nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 15.10.2019.

Ja njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurve me iniciale P.D. ,B.D. ,K.D. ,M.K., që të gjithë nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31. Të KPRK-së dhe veprës penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par 1. dhe nenin 31 (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 15.10.2019.

Nga provat të cilat janë pjesë e shkresave të lëndës del se  bëhet fjalë për vepra penale të natyrës së rëndë të cilat kanë shtrirje mjaft të madhe në territorin e kësaj Gjykate, mënyra në të cilat janë kryer këto vepra penale e të cilët në bashkëkryerje dyshohen se kanë bërë shitjen e substancave narkotike të dëmtuarave ndërsa duke shfrytëzuar shitjen e substancave narkotike të njëjtit kanë kontraktuar shuma joproprocionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të presonit tjetër, sjelljen e mëparshme të pandehurve kur të gjithë të pandehurit janë të përfshirë dhe të regjistruar si kryerës të veprave penale të ndryshme, zakonisht të veprave që kanë për motiv përfitimin e dobisë pasurore si dhe rrethana tjera tregojnë rrezikun se të njëjtit mund të përsërisin vepra tjera penale të kësaj natyre që do të sillte pasoja edhe me të rënda për jetën dhe pasurinë e njerëzve, po ashtu rritja e numrit të madh të këtyre veprave penale dhe lënia në liri e të pandehurve në anën tjetër do të reflektonte negativisht në rrethin ku jetojnë të pandehurit. Prandaj në këto rrethana të lartcekura, caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve sipas kësaj baze ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm., kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme