Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim pasi pengoi policët të kryenin punën

Një muaj paraburgim pasi pengoi policët të kryenin punën

Gjykata Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Y.K. nga Prizreni për veprën penale , pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 14.11.2019. Nga Gjykata thonë se ekziston dyshim i arsyeshëm […]

Gjykata Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Y.K. nga Prizreni për veprën penale , pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 14.11.2019.

Nga Gjykata thonë se ekziston dyshim i arsyeshëm se me datën 15.10.2019, rreth orës 20.50 minuta, në afërsi të stadiumit “Përparim Thaqi”, në Prizren i pandehuri me dashje e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu që  zyrtarët policor- të dëmtuarit me iniciale L.TH dhe S.R., kanë vërejtur automjetin e markës “Fiat Punto”,e cila ka qenë e parkuar, në afërsi të së cilës veturë ka qenë i pandehuri dhe gjatë kontrollimit të veturës, zyrtarët policor kanë vërejtur një aromë të narkotikut dhe pas kontrollimit është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e llojit “marihuan”.

Pas së cilës i pandehuri i drejtohet zyrtarëve policor me fjalë kërcënuese, pastaj e kap personin zyrtar me iniciale L.TH. duke e penguar në kontrollimin e mëtejmë të automjetit, pas së cilës zyrtarët gjatë arrestimit, i pandehuri ka rezistuar, ku si rrjedhojë e mosbindjes ndaj urdhrave të policisë dhe përkundër rezistencës së tij, i njëjti nga ana e policisë arrestohet.

Të ngjashme