Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.S. nga fshatiSamadregj, Komuna eSuharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nën para. 1.6. të KPRK-së, dhe veprës penale, mbajtja në pronës kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1. i KPRK-së
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se me datën 17.03.2019, rreth orës 07:45 minuta, në Suharekë në kazino “Incakt” e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, i pandehuri me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje privon nga jeta të ndjerin me iniciale J.A. punëtor i kazinosë.
I pandehuri shkon në kazino dhe aty qëndron deri në ora 05:00 dhe sërish kthehet kah ora 07:30 minuta, dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele.
Nga plaga e marr mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen . Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës.
Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet. /prizrenisot.com