Gjykata Themelore në Pejë, ka kërkuar një muaj paraburgim për profesorin që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij të mitur në shkollë.
Më 27 dhjetor, mëngjesin e së premtes që e lamë pas, profesori nga Peja me inicialet Xh.J., ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
I pandehuri, në ora 07:20 të po asaj dite, në kabinetin e shkollës, kishte filluar që ta prekte nxënësen e tij të mitur për qëllime seksuale, shkruan lajmi.net.
Deri te ky sulm seksual kishte ardhur pasi që profesori ditë më parë i kishte thënë nxënëses së tij që të vij në kabinetin e shkollës për ti ndihmuar.
“Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj”, thuhet në njoftim.
Pas provave të mbledhura, Gjykata Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin, në këtë rast profesorin me inicialet Xh.J.
Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale sulm seksual
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
30 dhjetor 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që t’a prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vie në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.
Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni229 par.1 dhe 3 lidhur me nën par.3.10 dhe par.5 të KPRK-së.
Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.