Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim shoferit që shkeli për vdekje këmbësorin në Harilaq

Një muaj paraburgim shoferit që shkeli për vdekje këmbësorin në Harilaq

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.B për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Siç njofton gjykata, transmeton Express “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka […]

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.B për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Siç njofton gjykata, transmeton Express “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A, i cili ka qenë duke e kaluar rrugën me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet ku këmbësori E.N.A si pasoj e këtij aksidenti, ndërron jetë”.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme