Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit H.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi […]

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar,

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit H.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 13 shkurt, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, fillimisht duke i kanosur verbalisht, e më pas edhe e ka sulmuar babanë e tij, dhe më pas ka ndërmarrë veprime për ta djegur edhe objektin kolektiv ku i njëjti banon me familje.

Gjithashtu i mituri ditën kritike ka rezistuar edhe zyrtarëve Policor ashtu që duke i sulmuar njërit i shkakton edhe lëndime trupore dhe në vazhdimësi ka shfaqur agresivitet ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj babait të tij .

“Gjykata duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale,, dhe nga karakteristikat personale të të miturit i cili ka vepruar nën ndikim të narkotikëve, dhe nga sjellja e mëparshme e tij i cili është i regjistruar edhe si kryerës i shumë veprave penale, përfshirë edhe raste të dhunës në familje dhe disa vepra tjera kryesisht të kësaj natyre, Gjykata konsideron se nëse i mituri lihet në liri është e mundshme të përsëritet edhe ndonjë vepër penale me pasoja më të rënda, andaj janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit”.

Të ngjashme