Një muaj më parë, saktësisht me 21 prill ishte suspenduar nga puna Burim Buleshkaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Burgut të Sigurisë të Lartë.
Ministria e Drejtësisë e kishte suspenduar pasi Buleshkaj nuk kishte respektuar masat e distancës gjatë pandemisë pasi ishte parë nën shoqërinë e vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Shefit të Njësive Speciale Amir Gërguri dhe disa personave të tjerë është parë në një fotografi.
Por një muaj pas, Buleshkaj është kthyer në vendin e tij të punës.
Rikthimin në punë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi.
“Pasi që komsioni hetimor ka bërë hetim lidhur me rastin, i njëjti ka gjetur se personi në fjalë ka bërë shkelje të lehtë. Për këtë shkelje, Komisioni ka rekomanduar masë disiplinore. Në bazë të rekomandimit të Komisionit, Drejtori i Pergjithshem i SHKK-së, i ka dhënë masë ndëshkuese të propozuar nga Komisioni. Po ashtu, i ka hjeke edhe masën e pezullimit dhe me 01.05.2020, personi në fjalë është kthyer në vendin e punës”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.
Kujtojmë se në ahengun e organizuar muajin e kaluar në Shalë të Bajgorës i pranishëm ishte edhe shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri.
Në shoqërinë e një zyrtari policor dhe drejtorit Buleshkaj, ata janë parë teksa bëjnë qejf me birra e me meze.
Nga fotografitë e bëra publike, me këta zyrtarë shtetërorë kanë qenë edhe vëllezërit e politikanëve, përkatësisht Hashim Thaçit e Rustem Mustafës.
Organizimi i tubimeve në kohë pandemie është në kundërshtim me vendimin mbi masat e emergjencës shëndetësore, përkatësisht kufizimin e lëvizjes.