Myleene Klass paraqitet shumë e bukur në fotosesionin për vjeshtë/dimër. Ajo vlerësohet si një femër e zonja dhe shumë e zënë në karrierë, por edhe si një sipërmarrëse e suksesshme. Shumëkush e përshkruan si një nënë model.
Nëna e dy fëmijëve zbulon se ajo nuk mundohet fort rreth veshjeve të saj, duke thënë se filozofia e saj është: “Nëse e pëlqen, vishe. Pikë”.
Ajo ka folur dhe për vajzat e saj. “Atyre iu pëlqen të huazojnë çantat e mija dhe i mbushin me delfinë prej plastike dhe me njëbrirësha. Tashmë jam dorëzuar për t’i fshehur ato, sepse ato gjithmonë ia dalin t’i gjejnë, kështu që tani ato kanë qasje në gjithçka’.
Myleene, 38 vjeçe, ka treguar linjën e saj vjeshtë/dimër, në fotosesionin e radhës. Ajo thotë: “Më pëlqen të bëj foto për koleksionin tim të ri, veshjet dhurojnë jetë”.