Juventusi po mendon të ndërhyjë në treg për të sjellë në ‘Allianz Arena’ një zëvendësues të Alex Sandro, dhe italianët po monitorojnë situatën e Jordi Alba te Barcelona.
Të dy mbrojtësit kanë refuzuar të vazhdojnë kontratat me klubet e tyre përkatëse.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se kampionët e Italisë dëshirojnë të sjellin një emër të njohur për krahun e majtë në rast largimi të Alex Sandro, përcjell ‘lajmi.net’.
Emri i fundit që ka zënë vend në listën e tyre është Jordi Alba i Barcelonës.
Kontrata e Alba me Barcelonën përfundon në vitin 2020, dhe refuzimi i tij për të vazhduar atë mund të bëjë që katalanët të mendojnë seriozisht largimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Jordi Alba është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012, dhe deri më tani ka regjistruar 173 paraqitje, ku ka shënuar edhe shtatë gola.