Një nxënës 19-vjeçar është therur me thikë në afërsi të shkollës së mesme fillore “Shtjefën Gjeçovi” në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.
I riu ka marrë plagë në këmbë si pasojë e përleshjes mes dy grupeve në afërsi të kësaj shkolle. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit dyshohet të jenë nxënës të shkollës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin Koha.net se therja ka ndodhur pas përleshjes së grupeve.
“Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, porse janë të njohur për policinë. Policia ka dalë në vendngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës.