Një pako e dyshimtë i dërgohet senatorit demokrat amerikan

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Tri pako të dyshimta janë gjetur të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy prej të cilave i ishin adresuar një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike dhe një tjetër një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane, kanë raportuar mediat amerikane, raporton BBC.

Dy pako-bombë janë gjetur gjatë një bastisje në një degë të postës amerikane në Florida. Ato i ishin adresuar senatorit Cory Booker dhe një tjetër ish-drejtorit të inteligjencës kombëtare, James Clapper. Një pako adresuar Bookerit ishte gjetur në degën e postës në Manhattan.

Lajmi është publikuar pasi shumë bomba u ishin dërguar kritikëve të njohur të presidentit amerikan, Donald Trump.

FBI-ja po hetonte postën në Florida për të gjetur dëshmi. Deri tani, pako-bomba u ishin adresuar ish-presidentit Barack Obama dhe aktorit Robert de Niro. Pako u ishin dërguar edhe Clintonëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme