Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Një person raportohet se është plagosur me thikë sot në Drenas.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranu informatën që një person është lëndu nga një mjet i mprehtë. I njëjti ka pranu tretman mjekësor”, tha Pllana për EO.

Të ngjashme