Një incident i rëndë është raportuar në qendër të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”, raporton Ekonomia Online. Siç shihet në pamjet e EO, në vendin e ngjarjes dolën Policia e Kosovës, autoambulanca dhe njësi të zjarrfikësve. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e plota të rastit. EO […]
Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”

Një incident i rëndë është raportuar në qendër të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”, raporton Ekonomia Online.
Siç shihet në pamjet e EO, në vendin e ngjarjes dolën Policia e Kosovës, autoambulanca dhe njësi të zjarrfikësve.
Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e plota të rastit. EO ka kontaktuar me policinë edhe është në pritje të përgjigjes.













