Një person godet gjashtë vetura në lëvizje si dhe një në parking

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira shtatë vetura.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Krajl Petra” në Mitrovicë, të martën rreth orës 21:00.

“Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa një i dyshuar – i panjohur deri më tani, duke drejtuar automjetin ngjyrë hiri, nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parking”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndal në vendin e ngjarjes.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull  kosovar dhe një fëmijë/serb. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në raportin policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme