Një person i dërgon në bankë 1 000 euro të falsifikuara, policia në kërkim të tij

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një person ka dorëzuar në një bankë private në Pejë dy kartëmonedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Të ngjashme