Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesi i manastirit të Graçanicës ka njoftuar se një person ka ngacmuar motrat e nderit.
“Ankuesi mashkull K/Serb përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.