Një person plagoset me armë zjarri e një tjetër lëndohet në Zllatar të Prishtinës

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Zllatar të Prishtinës, ku si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili shtoi se të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”, ka thënë Borovci.

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Të ngjashme