Policia e Kosovës ka arrestuar në Klinë një person.
Kjo pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një revole, një shkorpion, një pushke gjuetie, 49 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.