Një personit i lënë në veturë mbishkrimin “UÇK” në veri

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar se i është dëmtuar vetura në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka gjetur një mbishkrim që i kishin lënë në veturë “UÇK”, e sipas të cilit të njëjtin e kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

Rasti është cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar.”, thuhej në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme