Një pjesë e Istogut nesër mbetet pa rrymë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 16:20 | Nga

Një pjesë e Istogut nesër do të mbetet pa energji elektrike për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, njofton Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT).

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, të shtunën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Rakoshi (Istog) dhe linjës 0.4 kV Veriq (Istog).

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto dy linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 2 MW).

Shkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve demontuese të linjës Peja 3 – Peja 1 dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së re.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme