Një polic gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) është lënduar, raporton Ekonomia Online.
Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca. E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.
Kryetari i PSD-së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.