Një portokall në ditë mban larg verbërinë

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.

Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet”.

“Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.

Studimi është publikuar i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Të ngjashme