Një pushtet që mbyll medie dhe konfrontohet me gazetarë nuk e ka jetën e gjatë. Vendimi i Qeverisë për mbylljen e “Klan Kosova” është skandali më i madh dhe turpi më i rëndë që mund t`i ndodhë një shoqërie demokratike.
Kjo Qeveri po tregon se është armike e medieve, se nuk duron media të lira e të pavarura dhe se në shpirt e ka hakmarrjen.
Kam shpresuar se Albini do të integrohet pas hyrjes në institucione shtetërore, por me këtë gjest po tregon se ka mbetur ai Albini i dhunshëm, që desh e kalli një Kosovë për të ardhur në pushtet.
Gjithmonë do solidarizohem me mediet që janë kundër diktaturës e cenzurës. Vetëm Koreja Veriore do të mund ta merrte një vendim të tillë dhe Millosheviqi që na e mbylli RTP këtyre here.
Padyshim në planin ndërkombëtar, në fushën e aspektit të lirisë së medias, nga sot Kosova do ta ketë një vrimë të zezë më shumë dhe një notë negative e përshkruar si Qeveri që nuk duron mendime ndryshe.
Shpresoj shumë që Gjykata do të vendos në favor të “Klan Kosova” sepse në këtë rast ka shkelje të shumta procedurale.