Historia e një qyteti pasqyrohet në muzetë historikë. Kjo gjë nuk ekziston në qytetin me një histori të lashtë muzeale. Ka mëse 20 vjet që në qytetin e Beratit, nuk ekziston Muzeu Historik.
Berati dihet se ka një thesar të madh muzeal dhe historik, të gjitha kohërave. Trazicioni të gjithë këtë thesar e shkatërroi, më pas godinës i doli pronari, një ish- politikan.
Materialet u nxorën nga godina, një pjesë e zhdukën, një pjesë tjetër e hodhën në një bodrum të Pallatit Kulturës dhe pse më pas janë kërkuar nga drejtuesit e muzeut këto vlera të mëdha, nuk u gjendën.
Drejtoresha e Muzeut Historik Mirela Guga, u shpreh për gazetën se pikturat mbi 200-vjeçare të piktorëve janë zhdukur nga Muzeu Historik i Beratit. Ende nuk dihet se ku ka shkuar pohon drejtoresha muzeut, edhe pse historia e zhdukjes së pikturave të vjetra është bërë publike.
Por dhe shumë materiale muzeale që ka pasur muzeu janë zhdukur, tashmë në një dhomë në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, ndodhet një pakicë të këtyre materialëve, si mozaike dhe ato historike. Guga shprehet se është domosdoshmëri e madhe, që të jepen ambiente për muzeun, i cili është e domosdoshëm për një qytet si Berati, që është në UNESCO, por edhe për historinë dhe materialet muzeale, që ka ky qytet, shkruan Gazeta Shekulli.
Muzeu Historik i Beratit u shkatërrua pas viteve ‘90 dhe reliket e tij të shumta janë strehuar në një nga zyrat e rëndomta të Pallatit të Kulturës. Dihet se në fondin e tij ka ende gjëra me vlerë, ku veçojmë tablonë e qëndisur nga heroina e popullit Margarita Tutulani. Shumë specialistë intelektualë banorë të qytetit, shprehen çfarë është bërë deri më sot për humbjet e mëdha të trashëgimisë.
Institucionet asnjëherë nuk e kanë çuar deri në fund kërkimin e objekteve. Specialistët shprehen se si pasojë e lagështisë dhe trysnisë dhe kushteve atmosferike ka ndikuar që materialet historike fotografit, dhe faksimilet të shkatërrohen.
Burimet bëjnë të ditur si rezultat i lagështisë në të cilën ndodhen aktualisht Muzeu Historik më shumë se 60 për qind e materialëve dhe objekteve historike të ruajtura ndër vite janë shkatërruar, ndërkohë që lagështia po zvogëlon jetën dhe atyre pak materiale të mbetura nga kjo histori 2400-vjeçare.
Është për t’u theksuar se shumë turistë që sa zbresin në qytetin e bukur të Beratit, mahniten nga bukuria që i ka falur natyra. Por ata më pas sa strehohen nëpër hotele dhe drejtohen për në muze për të parë nga afër vlerat e këtij qyteti. Por, kur mësojnë që s’ka muze ky qytet befason dhe largon shumë të prekur për mungesën e muzeut.
Në datën 8 Korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Konferencën e radhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.
Në kriterin 3 të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.
Kriteri 4 thotë se dy qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat Mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili renditet kështu midis 600 vendeve të botës që janë në UNESCO, si rrjedhojë e Trashëgimisë së tyre Universale.