Në një qytezë të Kalifornisë kërkohet që dita e hënë të shndërrohet në një ditë për veganët (pa mish). Kështu që një herë në javë, qytetarët e Berkeley nuk do të konsumojnë mish. Kjo është nisma e një këshilltareje, e cila kërkon që të ulë ndotjen që pason konsumi i mishit.
Në Berkeley të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, e hëna do të shndërrohet në ditë të veganëve. Nuk bëhet fjalë për një iniciativë të organizuar nga ata që ndjekin dietë vegane, por për një rezolutë të aprovuar nga këshilli komunal i qytezës.
Sipas ligjit, pra, një herë në javë, qytetarët do të duhet të hanë “të gjelbërta”: në të gjitha mbledhjet dhe evenimentet e organizuara në qytet do të shërbehet vetëm ushqim vegan.
Nisma, një fushatë ndërgjegjësimi kundër konsumit të mishit dhe ndikimit mjedisor që rrjedh prej saj, mund të realizohet deri në fund të këtij viti. Kjo raportohet nga stacioni televiziv Abc7.
“Unë nuk po kërkoj të heqim dorë nga mishi. Unë po i kërkoj të gjithëve të mendojnë se si mund të ulim konsumin,” tha këshilltarja që paraqiti rezolutën për Abc7 Kate Harrison.
“Pothuajse një e treta e problemit tonë të ndryshimeve klimatike rrjedhin nga blegtoria dhe prodhimi i mishit dhe ndotja që pason,” shtoi ajo.