Një shtetas i huaj është gjendur pa shenja jete në banesën ku po jetonte në Prishtinë, të shtunën.
Tre persona që e kanë gjetur e kanë njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendngjarje.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar PK në raport 24-orësh, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë”.