Një lloj misterioz i majmunëve të zhdukur, krejtësisht i ri për shkencëtarët, u zbulua në një varr të lashtë kinez.
Shkencëtarët besojnë se njerëzit qysh në kohërat e lashta kanë ndikuar në zhdukjen e majmunëve.
Giboni tashmë është zhdukur, duke treguar se njerëzit po shfarosnin primatët dhe shumë para epokës moderne, transmeton BBC, duke deklaruar se ata ishin në rrezik dhe se një numër i madh i tyre ishin në prag të zhdukjes.
Pjesët e kafkës së gibonit u gjetën në varrin 2300 vjeçar në provincën Shanqia, në Kinën qendrore, së bashku me rinoqerontët, leopardin dhe ariun e zi.
Varri, dhe ndoshta majmuni, i përkisnin gjyshes së perandorit të parë kinez Kin Shihuang, Xia, nën sundimin e të cilit ishte krijuar muri kinez dhe luftëtarët nga terakota.
Dikur besohej se gibonët ishin kafshë fisnike dhe në Kinë konsideroheshin si kafshë luksoze. Analizat kompjuterike treguan se majmuni i takon një lloj të panjohur të gibonëve dhe ka jetuar para disa qindra viteve.
“Është pothuajse e sigurt se zhdukja e këtyre gibonëve është provë e ndikimit intensiv të njeriut në mjedisin natyror. Të dhënat historike tregojnë se faktori njerëzor shkaktoi zhvendosjen e gibonëve në jug, gjë që çoi në shfarosjen e tyre”, tha studiuesja Helen Katerje nga Universiteti i Londrës. Shumica e llojeve të gibonit janë të rrezikuara nga urina, gjuetia dhe tregtia ilegale.
Dy lloje të gibonëve kanë vdekur tashmë në Kinë dhe Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka identifikuar të gjithë gibonët e mbijetuar si të rrezikuar në mënyrë kritike.
Giboni kinez Hainan është ndoshta lloji më i rrallë në botë – kanë mbetur vetëm 26 prej tyre.