Një sulm vetëvrasës në Afganistan lë të vdekur 32 persona

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 18:04 | Nga

Një sulm në Afganistan ka vrarë të paktën 32 persona dhe ka plagosur më shumë se 120 të tjerë.

E gjitha kjo ndodhi në një demonstratë të organizuar ditën e martë në autostradën midis qytetit lindor të Jalalabad dhe kalimit kufitar kryesor në Pakistanin fqinj.

Zyrtarë dhe dëshmitarë thanë se kjo protestë ishte bërë kundër një komandanti policie, duke shtuar se qindra njerëz ishin të pranishëm kur ndodhi shpërthimi.

Detajet e ankesës kundër shefit të policisë nuk u bënë të qarta menjëherë.

Shpërthimi shpërndau turmën, por më shumë njerëz u mblodhën pas shpërthimit për të vazhduar protestën.

Ky shpërthim vjen një javë pasi një sulmi vetëvrasës vrau më shumë se 20 persona në Kabul.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme