Një tërmet i fortë godet Greqinë, mediat japin detajet e para

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fortë goditi Greqinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti kishte epiqendrën në Kretë dhe ishte 6.0 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në veriperëndim të Kretës.

Ndërkohë edhe mediat greke kanë njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në 9:23 të mëngjesit me kohën lokale.

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën dhe Peloponezin, kanë shtuar mediat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme