Një tërmet prej 4.8 shkallë të Rihterit godet Japoninë

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.8 shkallë të Rihterit, ka goditur sot prefekturën japoneze Ibaraki në veri të Tokios, ka raportuar televizioni publik japonez NHK.

Siç raporton Reuters, ndërtesa në kryeqytetin japonez për pak sekonda janë lëkundur nga dridhet e mëdha të tërmetit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë dëm apo të lënduar, ndërsa ekipet kompetente nuk kanë lëshuar ndonjë alarm për cunami.

Tërmet në Japoni nuk janë diçka e pazakontë, pasi ky vend shpesh goditet nga tërmetet e fuqishme. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme