Një vajzë raporton se u ngacmua seksualisht, taksisti lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë | 26 Nën 2023 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK) njofton se një vajzë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist. Ky i fundit është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Fushë-Kosovë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në TAX-i, është ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme