Rreth orës 15:00, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë është djegur një veturë e markës Opel Astra.
Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, njofton Policia e Kosovës.
Nga ky incident nuk ka pësuar asnjë person përveç dëmeve materiale.
“Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, shkruan në komunikatën e policisë.