Një viktimë dhe gjashtë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer dy mijë e 325 testime për COVID-19 ku vetëm gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi ka humbur jetën një 70 vjeçar, njofton Klankosova.tv

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët gjashtë pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 431 që nga fillimi i epidemisë.

Të ngjashme