Një vit nga pranimi i Kosovës në FIFA

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 11:59 | Nga

Sot bëhen një vit që kur Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme