Një vlerësim modest i veprës “Kapërcimi i vetmisë “ i Muhamet Mustafës

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 09:25 | Nga Naile Demiri

Modest, “që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht; që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën ose që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë “. Me të lexuar të veprës mu duk se i tillë është prof. dr. Muhamet Mustafa.

Duke ditur se vepra e pasqyron autorin, dhe anasjelltas, autori e pasqyron veten në vepër, dhe se thjeshtësia si cilësi është edhe kategori estetike që kolorit majte e artit, ku atje lart bashkon të harmonizuar, jo vetëm ngjyrat, por edhe realen me të vërtetën, bashkon njëmendësinë me konkreten, heq dyshimet, nebulozat, mjegullnajat etj., të reve e cunameve që mbulojnë bukuritë e natyrës dhe pastërtitë e shpirtit të njerëzve të pastër duke fisnikëruar kështu në pafundësi njerëzoren dhe historinë e saj. Është ky një libër ku pasqyrohet biografia e autorit, familjes Mustafa dhe shtetit të Kosovës.

Në subjektin, lëndën apo brumin e kësaj vepre gërshetohet individualja, e veçanta dhe e përgjithshmja, karakteristikë dhe mënyrë e veçantë e të shkruarit që shkruajnë autorët e mëdhenj të cilët bëjnë histori. Autori ka shkruar edhe shumë libra më parë, por kjo është vepra e parë e tij me vlerë e kapital nga historia, shumë gjëra të cekura për herë të parë nga fushat e shkencave shoqërore dhe diturisë kulturore përgjithësisht.

Arian Civici në parathënie të këtij libri do shkruan: “ Duke lexuar librin” Kapërcimi i vetmisë” ke gjithmonë përshtypjen se nuk po lexon thjesht kujtimet e një jete të një personaliteti shumëdimensional si Muhamet Mustafa, por mbi të gjitha, ka faqe e faqe të tëra kur “humbët apo zhytesh “në vetë historinë e Kosovës, aktualen dhe të kaluarën, në detaje të vogla në dukje, por mjaft domethënëse në përmbajtje dhe në efektin e tyre “. )* fq. xviii, po aty. Ndërsa Bardh Rugova do shkruan: “Muhamet Mustafa e ka shkruar historinë e jetës së tij. Ne brenda saj, e lexojmë historinë e lindjes së një shteti”. )* fq. xxi, po aty. Vepra është e shkruar mirë gjuhësisht me një lidhshmëri të thuktë të fjalëve, fjalive dhe paraqitje e plotë e kuptimplote e përmbajtjeve që bëjnë tërësinë e veprës. Pra syzheu i veprës është i baraspeshuar karshi konceptit didaktik-metodik dhe subjektit të veprës që parashtrohet shtjelluar në libër.

Subjekti i veprës është interpretimi i angazhimit të një plejade njerëzish që bartin në supet e veta të gjitha vështirësitë sfidat dhe sakrificat për të bërë shoqërinë dhe atdheun e tyre të lirë. Në kthesa të tilla shoqërore kur lindë një shoqëri e lirë e cila nuk bëhet pa sakrificë, është krejt e natyrshme që heroi i veprës duhet t’i këtë cilësitë, tiparet e karakteristikat e Muhametit tonë. Periudhat e tilla e lindin dhe e emërojnë heroin , edhe pa dashjen e tij. Personazhi kryesor i veprës “Kapërcimi i vetmisë”, në këtë rast Muhameti, është një personazh i cili e mbizotëron politikën si koncept, si një veprimtari të vetëdijshme shoqërore që zotërohet dhe menaxhohet nga njeriu, dhe jo e kundërta, “politika” me menaxhua me njerëz. Muhameti përfaqëson yndyrën e popullit shqiptar të pushtuar nga serbet, ajkën siç thotë populli, përfaqëson shtresën e mesme të shoqërisë që krijohet dhe lindë vetëm në kohen e kthesave të mëdha shoqërore, që bashkë me të, bashkë më lindje , ajo parashtron edhe kërkesat që duhet t’i zgjidhë shoqëria. Kjo është një determinizëm shoqëror.

Kjo kërkesë shoqërore e mbanë të gjallë heroin në gjirin e vetë dhe e përgatitë për të dal në ballë të kërkesave që i parashtron shoqëria për zgjidhje. Nuk është e rastit kur Muhameti solidarizohet me popullin dhe lëshon kërkesën për dorëheqjen e sa funksionarëve nga postet e tyre, atëherë kur ata bëhen pengesë për prosperitetin e Kosovës…Ja se çka shkruan: “ Në emër të humanizmit e të vërtetës protestoj ashpër kundër sjelljes arrogante të Ali Shukrisë, të Rrahmon Morinës dhe të Husamedin Azemit dhe identifikimit të tyre me politikën e LKJ-së…)* fq, 226, po aty. Kjo kërkesë imediate shoqërore atëherë që shpije në përsosjen e shoqërisë shqiptare, shtynë Muhametin për kundër rrezikut dhe pasojave të paparashikuara t’i vihet pushtimit serb, sikurse edhe më vonë, edhe ilegalisht , me statusin e qytetarit refugjat, në rrethim të egër ushtarak, le nënën e familjen dhe kalon kufirin për të marr pjesë në konferenca shkencore, atu ku përgatitet kulaçi për pavarësinë e Kosovës.

I lindur në Rimanishtë, në shpatit e Prishtinës, të parët e të cilit dikur ishin strukur nga pushtuesit sllav, dhe tani zbret në Prishtinë dhe udhëheq procese shoqërore nga mësues klase, redaktor gazete, ministër federativ, profesor fakulteti e deri te udhëheqës i ekipit të ekspertëve për fushën e ekonomisë, për negociata me Serbin që do mbahen në Vjenë…nuk lë gjë pa përmendur në këtë vepër, diku 516 f,; 16.5 x 23.5 cm, thuajse për të gjitha proceset shoqërore nëpër të cilën ka kaluar shoqëria, familja e tij dhe bashkatdhetarët e tij, në veçanti brezi i tij, që nga terrori serb pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur u pushta Shqipëria nga Jugosllavia ( nëntor 1944) ku në atë kohë edhe Enver Hoxha u bë vasal i Serbisë, kurse Kosova definitiv u bë koloni serbe e deri te dëmet e mëdha, thuaja se të pariparueshme, që iu bënë Kosovës në njerëz e çështje materiale gjatë viteve 1990-ta, atëherë kur Kosova po shkëputej përfundimisht nga Serbia që sipas hulumtimit shkencor që ka bërë vetë profi me ekipin e tij, Serbia gjatë viteve 1990-ta i ka shkaktuar dëme rreth 22 miliardë euro vetëm dëme direke Kosovës, pa llogaritur efektet e tërthorta në zhvillimin afatgjatë.)* fq. 473, po aty. Trinomi serb ( kisha, akademia, shteti) kishte pushtuar e sunduar gati 100 vite në Kosovë duke plaçkitur pasuritë e saja materiale e humane, por kurrë nuk kishin thyer e pushtuar shpirtin e saj të gjallë për liri.

Regjimit kolonial serb në Kosovë, krahasuar me atë të pushtimit vasal serb në Shqipëri, të udhëhequr nga Enver Hoxha, dukej se kishte qenë diç më i “butë”.

Në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944 e deri në vitin 1997, ( tek i ashtu quajturi revolucion i vonuar) vriten me gjyq e pa gjyq, persekutohen e internohen me qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm, kryesisht intelektual të shkolluar në universitete prestigjioze në shtete Perëndimore, aty udhëhiqej një politikë ekonomike e varfërisë, që vazhdimisht varroste fuqitë prodhuese, siç ishte bunkerët e betonit, etj.

Shtypja e egër e vasalit serb Hoxha, që gati kishte ndryshuar edhe strukturën e ADN-së shqiptare, duke i kurorëzuar të rinjtë me sllav, grek, kinez, vlleh etj., nuk ishte pa ndikim negativ në Kosovë, sidomos tek shtresa intelektuale, veçmas tek elita e saj, dhe në këtë mënyrë influenconte duke amortizuar apo dezorientuar “rrjedhat” shoqërore. Por i ati i Muhametit , baba Hoxhë, prof, Sylë Riminishta, vazhdimisht të birit ia tërhiqte vërejtjen duke këshilluar se ai sistem nuk është sistem njeriu…Enveri punon për sllav i thoshte. Kjo do vërtetohet në vitin 1992 e 1997, kur me mijëra shqiptar, kryesisht të rijnë, gjejnë vdekjen në brigjet italiane duke lëshuar atdheun e tyre për bukë goje…

Në veprën “Kapërcimi i vetmisë” trajtohet në mënyrë eksplicite edhe përpjekja titanike e titanëve të kësaj plejade për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës pas largimit të forcave pushtuese serbe nga Kosova, por vazhdimisht e sfiduar nga falangat komuniste të ngjyrave të ndryshme. Tema dhe nën temat që trajtohen në këtë vepër janë të kauzës tonë dhe metodologjisë për zgjidhjen e tyre, vazhdimisht të përshkuara me fenomenologjinë humaniste, duke pasur synim ruajtjen e njeriut dhe respektin ndaj tij.

Ideja e veprës thuaja se është synonim i kauzës tonë kombëtare, duke lindur a shfaqur edhe vetë titullin apo emërtimin e librit “Kapërcimi i vetmisë”.

Dhe vërtetë Kosova, por edhe Shqipëria do shtoja, e kapërcyen vetminë, por tani u duhen edhe më shumë kuadro të fushës ekonomike të rangut të Muhamitit tonë. Filozofi antik me kohë i bënë të ditur njerëzimit, se; “Ku e kamë mirë e kamë atdheun”. Muhameti ynë në këtë vepër thotë; me rritjen e kapaciteteve të resurseve humane edhe në toka shqiptare bëhet më mirë se në çdo vend tjetër , ngase këtu, në këto toka, është derdhur dhe kanë ngelur pasuritë më të mëdha natyrore për njeriun.

Qëllimi i këtij shkrimi, rezymeje për veprën, ishte që të vë edhe njëherë në dijeni lexuesin, se është dal në shitje një libër, një margaritar, një xhevahir i veçantë, që plotëson shumë nga mangësitë diturore të lexuesit.

Libri lexohet lehtë dhe vazhdimisht shton kureshtjen e lexuesit të arri në fund, dhe përsëri ta nxitë edhe një herë leximin. Në fund e përgëzoj autorin për guximin e madh intelektual e shkencor duke dëshiruar që të vazhdohet më tej.

muhamet-mustafa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme