Vendimi i Gjykatës së Apelit rreth faturave të energjisë elektrike e rrezikon të shkojë drejt kollapsit gjithë sektorin e energjisë.
Ky sektor nga të gjitha qeveritë, pa dallim, është përdorur për çështje populiste dhe sot e kësaj dite nuk diskutohen sfidat që ka dhe hapat që duhet ndërmarrë.
Që nga dështimi i ndërtimit të TC Kosova C, e deri te refuzimi i projektit të gazsjellësit, vendimet janë marrë për interesa personale partiake dhe asnjëherë në interes të vendit e sektorit.
Kritika ndaj kryeministrit nuk duhet të përqëndrohet në atë se kë po e takon e ku po drekon, por në faktin që ai po rri larg kur e ka para kolapsit njërën nga shtyllat kryesore të ekonomisë e sigurisë.