Një autobus i braktisur në një zonë të shkretë të Alaskës, i popullarizuar nga libri “Into the Wild” dhe filmi me të njëjtin emër, u hoq të enjten.
Bëhet fjalë për autobusin i cili në vitin 1992 ishte i banuar nga aventurieri 24-vjeçar Chris McCandless, i cili përfundimisht vdiq nga uria.
Historia e tij u tregua nga autori Jon Krakauer në librin e vitit 1996 “Into The Wild”. Ndërkohë në vitin 2007 libri u përshtat në një film të drejtuar nga Sean Penn.
Komisioneri i Burimeve Natyrore të Alaska, Corri Feige tha se zyrtarët e kuptuan rëndësinë e këtij autobusi në imagjinatën popullore.
Njerëzit kanë bër shumçka për ta vizituar disa janë shpëtuar, por të tjerë kanë vdekur. Christopher McCandless, subjekt i librit dhe filmit, vdiq atje në 1992McCandless, një 24-vjeçar nga Virxhinia, u bllokua në zonë dhe jetoi në autobus për 114 ditë, duke shkruar për përvojat e tij deri në vdekjen nga uria. Garda Kombëtare e Alaskës lëvizi autobusin si pjesë e një misioni stërvitor, duke përdorur helikopter.