Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe të dyshuarin e katërt Rrahim Hashimin, i cili ishte në arrati që nga mëngjesi i sotëm kur edhe u zhvillua aksioni i madh policor në lagjen “Marigona” në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.
Ky po dyshohet se i ka dhënë para me fajde Ismet Osmanit.
Hashimi ka qenë ish-ushtar i UÇK-së në Brigadën “Agim Ramadani” dhe se ditë më parë u ftua si dëshmitar nga Gjykata Speciale.
Rrahim Hashimi ishte pjesëtar i njësitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Policia e Kosovës arrestoi edhe Ismet Osmani (Currin), Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin.
Drejtoria për Krime Ekonomike realizoi këtë aksion pasi të njëjtit po hetohen për 2.5 milionë euro.