Njësia Speciale me aksion bastisjeje në disa lokacione të Kosovës

Foto nga arkiva
Prishtinë | 31 Tet 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Aksioni në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili deklaroi se detajet e tjera do të bëhen të ditura sot gjatë ditës.

”Mund të ju konfirmojë për aksionin e zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. detaje të tjera do të japim gjatë ditës së sotme”, është shprehur ai.

E siç mësohet aksioni i mbrëmshëm kishte të bënte më Trafikim të qenieve njerëzore dhe Prostitucion.

Lidhur me këtë janë bastisur disa lokale në Mitrovicën jugore, por edhe në disa lokacione të tjera anembanë Kosovës, shkruan Express.

Detaje të tjera lidhur me këtë aksion të Njësisë Speciale të Kosovës, Policia do të njoftojë gjatë orëve në vazhdim.


Të ngjashme