Fotot e saj janë vëretë të mahnitshme!
Nyakim Gatwech është modele afrikano-amerikane me prejardhje nga Sudani i Jugut.
Ajo ka pigmentin e lëkurës shumë të errët, ndërsa u mëson vajzave që të mos u bëhet kjo gjë pengesë.
Modelja dhe ikona e modës afrikane 24-vjeçare, e cila tani jeton në Minneapolis, Minesota, thotë se askush nuk duhet të ndihet i turpëruar për këtë gjë.
Në shumë intervista ajo tregon se si të tjerët i kanë thënë të provojë zbardhjen e lëkurës dhe teori të tjera nga më të ndryshmet.
Gatwech është zëri për të drejtat e personave me ngjyrë në gjithë botën, madje quhet edhe “Mbretëresha e errësirës”.
Mesazhi i saj është ta doni lëkurën pavarësisht ngjyrës që keni. Ajo tashmë ndiqet nga afro 1 milion persona në Instagram.