Njihuni me qytetin e jashtëzakonshëm të Alaskas, banorët zhyten në errësirë për 65 ditë!

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një qytet i skajit verior të Alaskas, është zhytur i tëri në errësirë për pothuajse 65 ditë.

Është qyteti Utqiagvik me rreth 4000 banorë, i cili pritet të shohë dritën e diellit më 23 janar të vitit të ardhshëm pasi do të mbulohet nga një natë polare, njofton Klan Kosova.

Të dielën, më 18 nëntor atje dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë të këtij viti.

Ky qytet konsiderohet të jetë një nga territoret më të largëta të SHBA, dhe për të shkuar aty duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme, pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në disa gradë nën zero, ku vitin e kaluar temperatura mesatare zbriti deri në -30 gradë.

Banorët e këtij qyteti do të kenë mundësinë për të shijuar muzgun që do të zgjatë tre deri në gjashtë orë në ditë, pasi dielli do të jetë rreth gjashtë gradë poshtë vijës së horizontit, shkruan Mail Online.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme