Njihuni me njeriun 146 vjeç, që dëshirë të vetme ka të vdesë (Foto)

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 12:49 | Nga

Një burrë nga Indonezia, po thotë të jetë njeriu më i vjetër në botë. Ai ka thënë se i ka 145 vjet dhe këtë e ka dëshmuar me dokumentacionin e tij.

Zyrtarë të Indonezisë, e kanë vërtetuar se dokumentet janë të vlefshme dhe se 145 vjeçari Mbah Gotho, është lindur me 31 dhjetor të vitit 1870.

Ai ka jetuar më së gjati nga 10-të vëllezërit e tij, dhe ka pasur katër gra nga të cilat e fundit ka vdekur në vitin 1988.

Të gjithë fëmijët e tij po ashtu kanë vdekur dhe tani ai po jeton me stër-stër nipërit e tij.

Fotografitë e reja, e tregojnë përditshmërinë e tij, duke ngrënë e duke pirë, e duke kaluar kohë me familjarët e tij. Pavarësisht moshës që ka, ai ende është ia fto që të ecë e të lëvizë pa ndihmën e askujt.

Nëse viti i lindjes i shkruar në dokumentet e tij është korrekt, atëherë kjo e bën atë njeriun më të vjetër që jeton në botë dhe këtë titull deri më tash, e mbante francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare.

Ai ka thënë se dëshira e tij e vetme për momentin, është që të vdesë.

Image
Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme