Kombëtarja kuqezi do të ketë në krye një trajner të ri. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, thuhet se është arritur marrëveshja me ish-mbrojtësin italian, Christian Panucci.
Ky i fundit do të jetë italiani i tretë pas Dosenës dhe Giani de Biasit, të cilët e kanë mbajtur më parë këtë post.
Mirëpo së bashku me Panuciin do të vijë edhe e fejuara e tij, balerina e njohur italiane, Samanta Togni, e cila do të jetojë me trajnerin e ri të Kombëtares në Shqipëri.