Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha, njoftoi se Qeveria e këtij vendi në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentës së shoferit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Hoxha deklaroi se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentës së shoferit do të dorëzohet për miratim në Kuvend, raporton Alsat-m.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme